Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: A po legalizohet linçimi, si mjet për arritjen e qëllimeve politike

Jan 12, 2021

Ndonëse fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, zyrtarisht ende nuk ka filluar, subjektet politike, kandidatët e mundshëm për deputetë janë në vlug të angazhimeve duke e shrytëzuar çdo mundësi për të bërë fushatë. Natyrisht, mediat janë mundësia e artë për subjektet politike dhe kandidatët, duke krijuar hapësirë për prezantim të programeve dhe premtimeve elektorale.

Në këtë kontekst, përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistë, falë përjashtimeve të vogla, janë ata që e ndezin zjarrin e debateve, në shumicën e rasteve krejtësisht të anshëm duke krijuar situate për linçim publik, pa ofruar fare fakte. Kontribut që të krijohet një situatë gjysmëkaotike e dha me një vendim puro politik dhe hapësirë për zbatim të standardeve të dyfishta , Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila, pa një mandat kushtetues urdhëroi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme shkaku se e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

Po në atë vendim që ishte jashtë çdo logjike juridike, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori rolin e gjykatave të tjera duke e ndaluar kandidimin për deputetë të gjithë atyre që në tri vitet e fundit janë dënuar, me një vendim të plotfuqishëm për ndonjë vepër penale, pa e specifikuar natyrën e veprës dhe nëse ky vendim i gjykatës prodhon efekt dhe pasoja juridike. KMDLNj vlerëson se ndalimi I kandidimit për deputetë është i padrejtë dhe kundër të drejtave të njeriut sepse u mohohet e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, pa një vendim të gjykatës kompetente , si masë shtesë, masë mbrojtëse apo ndalim të ushtrimit të veprimtarisë për një periudhë të caktuar kohore.

KMDLNj e kundërshton vendimin eventual që pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje për Albin Kurtin, Donika Kadaj – Bujupi, Faton Topalli, Albulena Haxhiu dhe shumë të tjerë, si shkelje të të drejtave të njeriut për faktin se asnjëri nga ta nuk ka ndalesë ligjore nga gjykatat që kanë marrë vendim të formës së prerë për dënimin e tyre. Gjykata Kushtetuse ka patur mundësi të propozojë që në zgjedhjet tjera të vendoset ky standard juridik dhe që do të ishte detyrues për të gjithë. Në rastin konkret do të dëmtoheshin kandidatët që, me këtë vendim do të pamundësohen të garojnë për deputetë por do të favorizoheshin subjektet politike të këtyre deputetëve.

T’ua mohosh të drejtën për t’u zgjedhur kandidatëve, në rastin konkret, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli, që në zgjedhjet e fundit kanë fituar mbi 250.000 vota, është nonsens i llojit të vet, jonormal dhe kundër logjikës së shëndoshë! Ta bësh këtë me pretekstin se me këtë veprin ruhet dhe mbrohet integriteti i deputetit të Kuvendit të Kosovës është përqeshje pikërisht me këta deputetë për faktin se, nëse Albin Kurti zgjedhet kryeminister i ardhshëm I Kosovës ndërsa të tjerët janë ministra të mundshëm, po këta deputetë do t’i votojnë kandidatët të cilëve iu është mohuar e drejta e garimit për deputetë. Kjo është jashtë çdo logjike mendore dhe juridike!

Apo zbatim flagrant i standardeve të dyfishta ku integriteti për t’u zgjedhur deputetë është conditio sine qua non (kusht i domosdoshëm) kurse, në anën tjetër, për t’u zgjedhur kryeminister apo minister, integriteti përkatësisht mungesa e integritetit, jo që nuk është kusht për zgjedhje por del të jetë përparësi!!!

KQZ, me një vendim që u votua nga të gjithë anëtarët e KQZ-së, e që sipas KMDLNj–së është në kundërshtim me Kushtetuten e Kosovës dhe të drejtat e njeriut, u përcaktua se verifikimi i votuesve nga diaspora të bëhet përmes thirrjes telefonike dhe nëse mungon përgjigja në këtë thirrje, ai votues të hiqet nga lista e votuesve. Të gjitha subjektet politike, në përputhje me fuqinë politike që përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës, kanë përfaqësues në KQZ. KMDLNj e kundërshtom fuqishëm sulmin që i bëhet kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, pas votimit unanim të këtij vendimi duke e konsideruar si përpjekje për manipulim të votave nga diaspora aq më parë që edhe dy përfaqësues të LVV kanë votuar për këtë vendim. Standardi i vendosur përmes votimit, si mjet demokratik duhet të pranohet nga të gjithë, pa përjashtim!

KMDLNj fton të gjitha subjektet politike dhe kandidatët të bëjnë fushatë të qetë, të jenë të matura dhe të kujdesshme në premtimet që i bëjnë aq më parë që , për shkak të pandemisë e kemi një gjendje jashtëzakonisht të rëndë ekonomike që, për shkak të problemeve të pazgjidhuar me Serbinë e cila , përkundër çdo parimi të fqinjësisë së mirë dhe mos – ndërhyrjes në punë të brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran, po e rëndon edhe situatën politike, janë fakte shtesë që e vështirësojnë realizimin e premtimeve eventuale. Për KMDLNj-ë, nuk është kurrfarë fakti që votuesi ta votojë një subjekt politik apo një kandidat, antiamerikanizmi apo proamerikanizmi.

Qytetari – votuesi ka nevojë për një jetë më të mirë, ardhmëri më të qëndrueshme, shëndetësi cilësore, arsim konkurues me vlerat evropiane si dhe administrate publike dhe efikase, të pandikuar politikisht dhe në shërbim të qytetarëve. Qytetarët kanë nevojë imediate për një gjyqësi profesionale dhe të pavarur që do të luftojë dukuritë negative që thelbësisht ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarit – votuesit. Antiamerikanizmi apo proamerikanizmi janë kartë e djegur në përpjekje të manipulohet votuesi dhe të diskreditohet kundërshtari politik. Gjithashtu, mendësia se qytetarët e Kralevës (Serbi) janë të ofenduar nëse krahasohen me votuesit e PDK-së është cilësim krejtësisht racist dhe në kundërshtim me të gjitha normat morale e që aspak nuk kontribuojnë për një debat konstruktiv parazgjedhor për faktin se zgjedhjet nuk po mbahen në Serbi por në Kosovës.

KMDLNj fton moderatorët e debateve në mediat e Kosovës që, në rast se debati degradon jashtë temës së caktuar dhe se kalon në fyerje personale apo akuza të paargumentuara, t’i ndërprejnë këto debate kurse, ata që me paramendim, si përfaqësues të subjekteve politike apo analistë mendermethënë të pavarur kanë qëllim ta përhapin frymën e urrejtjes duke degraduar debatin, të mos thirren në emisione tjera. Opinioni në Kosovë është i lodhur dhe i stërlodhur nga një fjalor fyes dhe linçues pa asnjë kriter demokratik, moral dhe profesional prandaj, të gjithë duhet të kontribuojnë të ndryshojë kjo mendësi që, për qëllim e ka legalizimin e linçimit publik, si mjet dhe mënyrë e realizimit të qëllimeve politike.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM