Build Skills with our trainings

Sign up now!

Selimi: Projekt-kodi i procedurës penale parasheh suspendimin e zyrtarëve me aktakuzë

Jan 12, 2021

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur një konferencë për media me ç ‘rast ka prezantuar ndryshimet që vijnë përmes Projekt- Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit synohet lufta më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe siguria juridike dhe të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve përgjatë zhvillimit të procedurës penale.

Gjatë konferencës për media, ministri Selimi përmendi aspektin përmbajtjesor dhe ndryshimet kryesore të Kodit të Procedurës Penale siç është edhe suspendimi nga puna të zyrtarëve publik, me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra penale të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Qëllimi i këtij propozimi është që përmes suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimi i mëtejshëm i autoritetit dhe mos t’u lihet mundësia të ndikohet në prova, element ky kyç për të siguruar ndjekje penale të suksesshme. Nenet e propozuara vlejnë për të gjithë personat zyrtarë të akuzuar për veprat penale të korrupsionit, duke mundësuar kështu trajtimin dhe qasjen uniforme ndaj tyre pa marrë parasysh funksionin ose detyrat që mund të ushtrojnë”, deklaroi ministri Selimi.

Sipas tij, një pjesë tjetër e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale është edhe hetimi dhe gjykimi në mungesë për veprat penale të krimeve të luftës.

“Propozimi ka ardhur për shkak se ka shumë raste kur ka pasur vështirësi për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, me ç‘ rast të pandehurit i janë shmangur drejtësisë e sidomos për krimet më të rënda siç janë krimet e luftës. Përveç kësaj, mungesa e të pandehurit në gjykim ka shkaktuar edhe shpenzime të mëdha si dhe ka rezultuar pa një vendim final nga ana e gjykatës”, ka treguar ministri Selimi.

Ministri Selimi po ashtu tha se Projekt- Kodi rishikon në tërësi dispozitat për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, duke i harmonizuar këto dispozita me Ligjin e ri për kompetencat e zgjeruara të konfiskimit të pasurisë.

“Vlerësojmë se përmes këtyre ndryshimeve do të rritet efikasiteti i organeve ligj-zbatuese në raport me konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale”, deklaroi ministri Selimi.

Grupi i eksperteve të angazhuar në draftimin e kodit parasheh edhe dispozita, të natyrës përjashtuese të cilat mundësojnë mbajtjen e seancave gjyqësore virtuale, në rrethanat si kjo e shkaktuar nga pandemia Covid -19, gjithnjë duke u siguruar që të respektohen të drejtat dhe garancitë procedurale të palëve në procedurë.

Kodi i Procedurës Penale si dokument me rëndësi të veçantë, ishte miratuar nga legjislatura e kaluar, por për shkak të shpërndarjes së Kuvendit i njëjti i është kthyer Ministrisë së Drejtësisë.

Projekt- Kodi është hartuar dhe finalizuar nga Ministria e Drejtësisë së bashku me partnerët tanë strategjik, Ambasada e SHBA-së dhe Zyra e BE-së në Kosovës, si dhe me pjesëmarrje aktive të gjyqtarëve, prokurorëve, si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM