Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Liberalizimi i vizave për Kosovën ofron Evropën në një kapital të jashtëzakonshëm njerëzor

Jan 13, 2021

U.d. presidentja Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Bruksel u mirëprit sot në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.

Osmani i falënderoi për mbështetjen që ka ofruar Belgjika për popullin e Kosovës në kohët më të vështira, si për dhe procese të ndryshme strategjike në fazën e shtetëndërtimit të vendit. Më tej, Osmani theksoi rëndësinë e madhe që ka partneriteti i Kosovës me Belgjikën për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane.

Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje politike, por mbi të gjitha vullnet i përgjithshëm i popullit më pro-Evropian.

Duke folur për rëndësinë e sundimit të ligjit, investimit në arsim dhe shëndetësi për zhvillimin e vendit, u.d. Osmani që Belgjika mbetet një shtet model për Kosovën për shumë prej të arriturave të saj.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. U.d. presidentja Osmani theksoi se liberalizimi i vizave do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, teksa do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke iu referuar rinisë kosovare.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në avancimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunim ekonomik, si dhe rimëkëmbjen duke investuar në arsim, shëndetësi, mbrojtje të mjedisit, si dhe në avancimin e përfaqësimit gjinor në çdo fushë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM