Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vdes profesor Arben Dërmaku

Jan 13, 2021

Ka vdekur profesori i ekonomisë, Arben Dërmaku, në moshën 44 vjeçare. Ai ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, ku gjithashtu ka qenë edhe rektor i Universitetit Kadri Zeka në Gjilan.

Dërmaku ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve, për shkak të situatës me pandeminë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe kryetari i Bordit, Flamur Mrasori
kanë ngushëlluar familjen Dërmaku për shkuarjen në amshim të profesorit Dr. Arben Dërmaku.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e profesorit të njohur Dr. Arben Dërmakut. Ai do të kujtohet si një profesionist i madh i ekonomisë, i cili për një kohë të gjatë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si anëtar i jashtëm i komitetit të auditimit.

Humbja e profesor Dërmakut nuk është humbje vetëm për familjen, por për të gjithë ata që e njohën dhe kishin nderin të punonin me të. Në këto momente të rënda, jemi bashkë me familjen dhe ndajmë dhimbjen për humbjen e më të dashurit tuaj dhe lutemi për shpirtin e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Guvernatorit Mehmeti dhe kryetarit të Bordit, Mrasori.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM