Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se lidhur me qasjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta. Ai ka thënë se udhërrëfyes në dialogun me Serbinë ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj: Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:- Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës. – Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm. – Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket. – Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive. – Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.