Build Skills with our trainings

Sign up now!

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në QK Dubravë

Jan 14, 2021

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, rreth orës ‪09:15, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës.

Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç`rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.

I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM