Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Drejtësia ndonjëherë vonon, por do të vendoset njëherë e përgjithmonë

Jan 15, 2021

Në 22-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

“Sot në këtë ditë të veçantë, bashkë me bashkëpunëtorë bëmë nderimet në këtë vend të veçantë ku ka ndodhur një nga ngjarje më të tmerrshme. Në Kosovë kanë ndodhur masakra gjithandej. Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa, derisa ata që i kanë kryer këto vepra nuk e marrin dënimin e merituar. Drejtësia ndonjëherë vonon, por jam i bindur se do të vendoset njëherë e përgjithmonë”, tha kryeministri Hoti.

Masakra e Reçakut, ku u vranë 44 civil shqiptarë, sensibilizoi gjithë botën për gjendjen në Kosovën e vitit 1999 dhe solli fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s për të shpëtuar qytetarët e pafajshëm, viktima të sulmeve sistematike të regjimit të Millosheviqit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM