Build Skills with our trainings

Sign up now!

363 raste me COVID-19 gjithsej 55.498, shëruar 48.990, vdekur 1.405

Jan 16, 2021

!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 363 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.405 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Podujevë 41 raste, Mitrovicë 28 raste, Vushtrri 17 raste, Gjilan 15 raste, Deçan 14 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 12 raste, Pejë 12 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Rahovec 9 raste, Ferizaj 6 raste, Dragash 5 raste, Junik 5 raste, Kamenicë 5 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Novobërdë dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

No photo description available.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM