Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoxhaj: Kosovën ta shndërrojmë në qendër për investime nga korporata të mëdha globale

Shk 5, 2021

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një bisedë me presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, Borge Brende, me të cilin ka biseduar rreth planit të PDK-së për Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

Hoxhaj, përmes një postimit në Facebook, ka thënë së bashkë me Brende, u pajtuan që të punojnë për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.

Ndër tjerash, Hoxhaj tregoi se Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.

“Një bisedë e shkëlqyer me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Børge Brende, të cilit ia prezantova planin tonë për #Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

U pajtuam që të punojmë së bashku për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.

Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.

Forumi më i madh dhe më me ndikim në botë do të jetë një platformë e prezantimit të Kosovës në botë.

Mirënjohës ndaj presidentit dhe mikut tim, Børge Brende, për mbështetjen që do t’i japë Kosovës.

#Rimëkëmbje 134

#HoxhajKryeministër 1

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM