Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mirënjohje për përfaqësuesit e EULEX-it, Alan Wilson dhe të EXBS-it, Shpresa Kusari

Shk 5, 2021

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Yildiray Bayram ka ndarë mirënjohje për Alan Wilsonin, këshilltar i lartë për Doganë dhe Menaxhimin e Integruar të Kufirit në EULEX dhe Shpresa Kusari, përfaqësuese nga programi I Ambasadës Amerikane i EXBS-it, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.

Alan Wilson dhe Shpresa Kusari kanë punuar për të mbështetur zbatimin efektiv të sistemit të MIK-ut në Republikën e Kosovës dhe kanë qenë kontribuuesit kryesor për përfundimin e strategjive dhe planeve të veprimit për menaxhimin e integruar të kufirit.

Ata, gjithmonë kanë siguruar që objektivat strategjikë mbrojnë më së miri kufijtë e Republikës së Kosovës, si dhe kanë promovuar arritjet e vendit tonë në fushën e MIK-ut.

Zëvendësministri Bayram, me këtë rast, u shpreh mirënjohës për punën e tyre të palodhshme, që falë udhëheqjes dhe menaxhimit të shkëlqyer të QKMK-së, sot , në shtetet e Ballkanit merret si model dhe vlerësohet kontribuuese në sigurinë kufitare në parandalimin dhe luftimin e krimeve ndër kufitare, në lehtësimin e tregtisë për të krijuar një menaxhim efektiv dhe të koordinuar të kufirit.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve të pranishëm ishin edhe pjesëtarë nga stafi i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM