Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosovë-BE: Mbahet nën-komiteti i 5-të i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Shk 5, 2021

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën nën-komitetin e 5-të të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për tregun e brendshëm, konkurrencën, shëndetin dhe mbrojtjen e konsumatorit. Përfaqësuesit nga Kosova dhe Komisioni Evropian diskutuan zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e prokurimit publik, të drejtave të pronës intelektuale, të drejtave të themelimit dhe lëvizjes së lirë të shërbimeve, politikës së konkurrencës, lëvizjes së kapitalit, shërbimeve financiare dhe ligjit për shoqëritë tregtare, mbrojtjes së konsumatorit dhe shëndetit. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2016.

Në të gjitha fushat, Bashkimi Evropian dhe Kosova u dakorduan për rëndësinë e zbatimit të prioriteteve relevante të Agjendës së Reformave Evropiane dhe të Programit të Reformave Ekonomike, si edhe të rekomandimeve nga Raporti i Komisionit për Kosovën për vitin 2020.

Shumë nga çështjet e diskutuara lidhen me sigurimin e një ekonomie konkurruese, përfshirë lehtësimin e biznesit dhe krijimin e kushteve të barabarta për kompanitë që bëjnë biznes, si dhe për konsumatorët që i përdorin ato shërbime. Në lidhje me prokurimin publik, autoritetet e Kosovës paraqitën punën e kohëve të fundit për hartimin e një ligji të ri për prokurimin, si dhe zbatimin e prokurimit elektronik. Komisioni mirëpriti bashkëpunimin e fuqizuar ndërmjet Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, si dhe progresin e arritur deri më tani në përafrimin e mëtejshëm të kornizës legjislative të Kosovës me acquis të BE-së. Komisioni theksoi se trajtimi preferencial i prodhuesve vendorë dhe shërbimeve lokale në kontratat e prokurimit publik nuk është në përputhje me dispozitat e MSA-së, dhe duhet të shfuqizohet.

Sa i përket zbatimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, autoritetet paraqitën zhvillimet e fundit duke përfshirë agjendën legjislative dhe zbatimin. Komisioni rikujtoi se Kosova ishte zotuar të garantonte, brenda pesë viteve nga hyrja në fuqi e MSA-së, një nivel të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale, industriale dhe tregtare ekuivalente me atë të aplikuar në BE. Komisioni inkurajoi edhe punën e vazhdueshme për përgatitjen e projekt ligjit për patentat, markën tregtare, dizajnin industrial dhe sekretet tregtare.

Për të drejtat e themelimit dhe lirinë për të ofruar shërbime, duke mirëpritur lansimin e Pikës së Kontaktit të Platformës për Shërbime, Komisioni theksoi se kërkohen përpjekje të mëtejshme për procesin e harmonizimit të legjislacionit vendas me Direktivën për Shërbimet.

Komisioni mirëpriti reformën e shërbimeve postare, të cilat duhet të hapen më tej ndaj konkurrencës në interes të konsumatorëve dhe bizneseve përdoruese. Sa i përket njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale, Komisioni do të dëshironte të shihte më shumë përparim në hartëzimin e profesioneve të rregulluara në Kosovë, dhe përparim në krijimin e një liste të hollësishme të profesioneve të rregulluara.

Për sa i përket konkurrencës së lirë, palët diskutuan mbi zhvillimet e fundit duke përfshirë ndryshimin e ligjit dhe përpjekjet për zbatim. Komisioni i vlerësoi përpjekjet e bëra nga Kosova për rritjen e bashkëpunimit me rregullatorët e sektorit dhe vendimet e fundit proactive dhe profesionale të Autoritetit të Konkurrencës në Kosovë që zbatojnë rregullat e konkurrencës.

Për ndihmën shtetërore, Komisioni mirëpriti faktin që autoritetet e ndihmës shtetërore e kanë përditësuar inventarin e ndihmës shtetërore me skema të reja. Përkundër vështirësive të sjella nga pandemia, u bënë përpjekje për përcjellje të skemave ekzistuese dhe për forcim të kontrollit mbi ndihmën shtetërore.

Për lëvizjen e kapitalit, shërbimet financiare dhe ligjin për shoqëritë tregtare, Komisioni vuri në dukje miratimin e kohëve të fundit të Vlerësimit të rrezikut kombëtar për pastrim të parave dhe financim të terrorizmit, si dhe miratimin e ligjit për të Drejtat pronësore të shtetasve të huaj për të drejtat pronësore të personave të huaj fizikë dhe juridikë. Komisioni mirëpriti hartimin e kodit për qeverisje të korporatave dhe pret miratimin e tij së shpejti.

Sa i përket mbrojtjes së konsumatorit, Komisioni vlerësoi punën për zbatimin e Ligjit të vitit 2018 për Mbrojtjen e Konsumatorit, por rikujtoi se disa elementë ende duhet të hiqen dhe të harmonizohen më tej me acquis të BE-së. U theksua rëndësia e vetëdijesimit dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe detyrimeve të tregtarëve, si dhe nevoja për t’i përfshirë shoqatat e konsumatorëve dhe palët e tjera të interesit në zbatimin e kornizës ligjore.

Komisioni vuri në dukje mungesën e burimeve njerëzore, veçanërisht të inspektorëve për sigurimin e mbrojtjes së mjaftueshme të konsumatorëve.

Së fundi, për shëndetin, diskutimi u zhvillua në sfondin e pandemisë Covid-19. Komisioni nënvizoi rëndësinë dhe nevojën për financim të qëndrueshëm në fushën e shëndetësisë publike, në mënyrë që të lehtësohen reformat e kujdesit shëndetësor dhe të sigurohet kujdes shëndetësor publik cilësor dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët. Komisioni theksoi edhe rëndësinë e dispozitave të qëndrueshme financiare për të ofruar shërbime adekuate të kujdesit shëndetësor parësor dhe sigurim të detyrueshëm shëndetësorthuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

Informata shtesë

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është korniza e BE-së për administratën e Kosovës për të diskutuar çështje teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane.

Takimet e Komitetit dhe nën-Komiteteve të MSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Konkluzionet nga takimet janë të disponueshme në ueb faqen e Zyrës së BE-së në Kosovë https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo_en.

Janë shtatë fusha të mbuluara përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve përkatëse: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Pylltaria, Siguria Ushqimore; Transporti, Mjedisi, Energjia, dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat. Dy grupe të posaçme mbulojnë reformat në administratën publike dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Secili takim i nën-komitetit monitoron dhe shoqëron realizimet e Kosovës në reforma dhe identifikon si mundet BE-ja të ndihmojë në këtë proces. Takimet japin kontribut të drejtpërdrejtë edhe në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Takimet e Komitetit dhe nën-Komiteteve të MSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Konkluzionet nga takimet do të jenë të disponueshme së shpejti në ueb faqet e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe faqen e Qeverisë për Integrime Evropiane.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM