Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka përkujtuar Nexhmije Pagarushën në një vjetorin e vdekjes.
Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se ikja në amshim e zërit unik të muzikës sonë, Nexhmie Pagarusha, jeta jonë kulturore është varfëruar por mbetet e pasuruar me fondin muzikor të saj, i cili është një nga vlerat më të çmueshme trashëgimore të artit tonë muzikor.
Në njëvjetorin e ikjes në amshim të zërit unik të muzikës sonë, zonjës Nexhmie Pagarusha, jeta jonë kulturore është varfëruar nga mosprania fizike e saj, porse mbetet e pasuruar me fondin muzikor të saj, i cili është një nga vlerat më të çmueshme trashëgimore të artit tonë muzikor.
Në rininë e saj i këndoi të përkthyera veprat e Beethovenit e Verdit për ta mbërri kulminacionin artistik me perlën e muzikës sonë, këngën “Baresha”, të kompozuar nga burri i saj, Rexho Mulliqi.
Në përvjetorin e parë të ikjes së saj, zëri i Bilbilit të Kosovës jehon ende. Jehoftë përjetë e mot!