Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zemaj: Kujdes i shtuar, që situata epidemiologjike mos të rëndohet para vaksinimit

Shk 7, 2021

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në postimin e tij në Facebook ka falënderuar mjekët, infermierët dhe stafin teknik për punën e jashtëzakonshme, ku ulja e përqindjes së të infektuarve nga testet ditore në 10,8 %, dëshmon për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë.

Zemaj ka thënë se janë gati për vaksinën anti COVID-19 që do të ndodh së shpejti dhe se duhet kujdes i shtuar në mënyrë që situata epidemiologjike në vend mos të rëndohet para vaksinimit.

Ulja e përqindjes së të infektuarve nga testet ditore në 10,8 %, dëshmon për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë. Brenda 24 orëve, nga 2.291 mostra, 249 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 274 kanë fituar betejën me Covid 19.

Krahas menaxhimit të suksesshëm të Pandemisë, jemi gati edhe për vaksinimin me vaksinën Anti Covid, që do të ndodh shpejt. Na duhet kujdes i shtuar në mënyrë që situata epidemiologjike në vend mos të rëndohet para vaksinimit.

Po vazhdojmë të jemi më mirë se shumë vende të tjera në rajon, madje edhe më mirë se vendet që investojnë më shumë në shëndetësi dhe pretendojnë se kanë traditë dhe sistem më të avancuar shëndetësor.

Falënderoj mjekët, infermierët dhe stafin teknik për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë. Bashkë ia dalim!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM