Build Skills with our trainings

Sign up now!

Emërohen anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Shk 8, 2021

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 195-të me radhë, nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, në të cilën ka miratuar një sërë aktesh dhe veprimesh nga fushat e përgjegjësive të tij.

Takimi i sotëm ka filluar me aprovimin e kërkesës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për vazhdimin e mandatit të Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm dhe atij për të Mitur në këtë prokurori.

Po ashtu, në këtë takim janë emëruar anëtarët e katër komisioneve të përhershme të KPK-së si në vijim:

  • Komisioni për Çështje Normative përbëhet nga: Armend Zenelaj, kryesues, Bahri Hyseni dhe Ilir Morina, anëtarë.
  • Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel përbëhet nga: Ariana Shajkovci, kryesuese, Haki Geci dhe Bedrie Syla-Alshiqi, anëtarë.
  • Komisioni për Administrimin e Prokurorive përbëhet nga: Veton Shabani kryesues, Sevdije Morina dhe Jovo Radovic, anëtarë.
  • Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve përbëhet nga: Ardian Hajdaraj, kryesues, Agron Qalaj dhe Enver Sokoli, anëtarë.

Takimi ka vazhduar me prezantimin e Planit të personelit administrativ për vitin 2021, i cili pas diskutimeve është aprovuar nga anëtarët e KPK-së.

Po në këtë takim, para anëtarëve të KPK-së kanë prezantuar projektet e tyre që implementojnë në sistemin prokurorial të Kosovës partnerët nga Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së në Kosovë dhe projektit i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në fund është mbajtur seancë dëgjimore për një rast disiplinor ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me ç’rast është marrë vendimi përkatës, i cili do të bëhet publik pasi që të bëhet përfundimtar, ashtu siç është i përcaktuar me ligj, si dhe është vazhduar transferimi i përkohshëm për dy prokurorë, një në Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe një në atë të Mitrovicës, thuhet në faqen zyrtare të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM