Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Shuma e projekteve iniciale shkon në 1 miliard dollar me maturitet 25 vjet

Shk 8, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një mëngjes pune me përfaqësuesit e odave ekonomike dhe të bizneseve, të cilët i njoftoi gjerësisht rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

‘’Është një mundësi e jashtëzakonshme për të financuar zhvillimin ekonomik të Kosovës në vitet që vijnë. Po hapet një dritare e re ku sektorët nuk janë të kufizuar. Sigurisht pjesa e sektorit publik ka me qenë kryesisht në infrastrukturë, në energji, në ambient, në broadband network dhe në gjëra të tilla, por në sektorin privat, vetëm qielli është kufizim, çka t’u bije ndërmend, vetëm duhet të ketë kuptim biznesor dhe ekonomik, projekti që e financojnë’’ tha kryeministri Hoti.

Ai saktësoi rëndësinë e financimit direkt në formë të kredive që mund të marrin qeveria, institucionet publike, ato private dhe kompanitë e ndryshme nga institucionet financiare amerikane. Mundësia e dytë është investimi në ekuitet dhe instrumenti  i tretë është garantimi i investimeve. Një instrument që është i ngjashëm me fondin Kosovar për Garanci kreditore.

‘’Shuma totale për këto projekte iniciale shkon në 1 miliard dollarë me maturitet 25 vjet. Unë besoj që kjo është mundësia më e mirë që e ka pas Kosova nga viti ’99 e këndej për të hapur një dritare të jashtëzakonshme të zhvillimit afatgjatë’’ theksoi Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti tha se, tregu financiar në Kosovë nuk është në nivelin që duhet të jetë, për të absorbuar të gjitha këto instrumente financiare. Ai paralajmëroi takime në kuadër të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime,  për të marrë inputet bashkë me ekspertët ndërkombëtarë dhe Bankën Qendrore që të krijohet  korniza e nevojshme ligjore në mënyrë që të funksionalizohen këto instrumente financiare.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM