Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK bën thirrje, votoni për më shumë gra në Parlament

Shk 12, 2021

Gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), bën thirrje që të votohen gratë nëpër listat zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen këtë të diele, më 14 shkurt 2021, bën të ditur në komunikatën për media e RrGK-së.

Fushata nisi pak pas thirrjes ndaj subjekteve politike që të respektojnë Ligji për Barazi Gjinore (LBGj) në listat e kandidatëve të cilat i dorëzohen Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), duke ofruar mundësi të barabarta për burrat dhe për gratë. Duke pasur parasysh që as partitë e as KQZ-ja nuk zbatuan këtë ligj, atëherë na mbetet neve si qytetarë, që të zgjedhim sa më shumë gra në parlament.

RrGK ka bërë fushatë në terren për këtë çështje edhe në zgjedhjet e viteve të kaluara, si dhe do të vazhdojë të përkrahë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike apo orientimi seksual. Po ashtu, kujtojmë se përkrahja e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje është pjesë e Strategjisë së RrGK-së 2019-2022.

RrGK vlerëson zgjedhjet si një element themelor të një shteti demokratik dhe barazinë gjinore si të drejtë jetike të secilit prej nesh, andaj ne e konsiderojmë më se të nevojshme dhe të rëndësishme që qytetarëve t’u ipen mundësi të barabarta. Mungesa e demokratizimit dhe pjesëmarrja e vogël e grave brenda shumicës së partive privon padrejtësisht gratë nga pjesëmarrja dhe kontributi në vendimmarrje.

Andaj, më 14 shkurt, cilëndo listë që zgjedhni, votoni për më shumë gra në parlament!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM