Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti fton qytetarët që të shfrytëzojmë të drejtën e tyre për të votuar  

Shk 14, 2021

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Servetja, kanë votuar të dielën në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.  

Me këtë rast kryeministri Hoti i ka ftuar gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote që sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, sepse, siç tha ai sot është dita e tyre, kur ata sot thonë fjalën e tyre, thuhet në komunikatën për media e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Falënderoj të gjithë ata që po kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke filluar nga stafi i KQZ-së, komisionaret, monitoruesit vendorë dhe ndërkombëtarë për punën e tyre. Pres që të kemi një proces të rregullt zgjedhor, në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimit të zgjedhjeve të rregullta, sipas standardeve më të mira evropiane”, tha Hoti.  

Ai tha se Kosova do të dëshmojë se kemi kapacitete “të mbajmë zgjedhje të lira demokratikë, ku qytetarët lirshëm, thonë fjalën e tyre”. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM