Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Mirënjohës presidentit Rugova, familjes Jashari dhe të rënëve për pavarësinë e vendit

Shk 17, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti  i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, në këtë ditë të veçantë, kryeministri në detyrë Hoti bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

“Sot bëmë nderimin tek ati themeltar i Republikës së Kosovës që është projekti më i madh 30- vjeçar nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej, është projekti më i madh i fuqizimit të kombit shqiptar me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, pjesë e familjes euroatlnatike”, tha Hoti.

 Më tej, ai tha se qytetarët e Kosovës do të jenë përherë mirënjohës presidentit Rugova dhe gjithë atyre që kanë rënë për Pavarësinë e vendit, duke uruar në këtë ditë të veçantë të gjithë qytetarët pa përjashtim në përvjetorin  e pavarësisë.

Hoti ka bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

 “Bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe anëtarë nga kabineti qeveritar bëmë nderime tek të rënët e familjes Jashari, për të nderuar Familjen Jashari për sakrificën më sublime, më të lartë që mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit. Duke nderuar Familjen Jashari ne nderojmë të gjithë të rëntë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, tha kryeministri Hoti, në komunikatë për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM