Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Lavdi dëshmorëve e heronjve tanë të cilët ishin dritë udhërrëfyese e Kosovës

Shk 17, 2021

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, te veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi dhe te memoriali i familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Lavdi të rënëve, të gjithë dëshmorëve, martirëve e heronjve tanë, të cilët mbesin dritë udhërrëfyese në rrugën tonë përpara për ta bërë Kosovën ashtu siç e ëndërruan ata, ka thënë  u..d. e presidentes Vjosa Osmani në faqen e saj në Facebook.

“Në 13- vjetorin e shtetit tonë, nderuam arkitektin e pavarësisë e të shtetësisë sonë, Presidentin historik Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar Adem Jashari dhe sakrificën sublime të familjes Jashari si ikonë e lirisë, sikurse edhe simbolin e rezistencës, veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Ndërkaq, së bashku me Ambasadorët e Quint-it dhe ambasadorin e BE-së, u përkulëm tek memoriali Heorinat, për ta nderuar sakrificën e simbolin e forcës, heroinat tona, e për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lavdi të rënëve, të gjithë dëshmorëve, martirëve e heronjve tanë, të cilët mbesin dritë udhërrëfyese në rrugën tonë përpara për ta bërë Kosovën ashtu siç e ëndërruan ata!”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM