Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mësimdhënësit bënë punë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti sfidues, thotë Hoti

Mar 5, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, ku është pritur nga drejtoresha znj. Sofie Bunjaku dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.

 Duke ua uruar Ditën e Mësuesit, kryeministri Hoti falënderoi gjithë mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues. 

“Mënyra se si keni arritur ta organizoni mësimin me modalitetet e përgatitura nga Ministria e Arsimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Institutin, besoj se është bërë punë e jashtëzakonshme, në mënyrë që nxënësit të mos mbesin prapa me mësim”, tha kryeministri Hoti, duke shprehur keqardhje për të gjithë ata që si rezultat i kësaj pandemie nuk janë në mesin tonë.

Kryeministri Hoti tha se gjatë kësaj periudhe janë munduar që të qëndrojnë afër mësimdhënësve duke mbështetur komunat, institucionet arsimore në organizimin e mësimit, edhe me këshilldhënie nga Ministria e Arsimit, por edhe me mjete të tjera.

Në këtë vizitë, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM