Ka vdekur profesori universitar i të Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda.
U.d. e presidentes Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Gruda duke thënë se shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.
Osmani ka ngushëlluar gjithë bashkëpunëtorët e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë profesor, thuhet në postimin e saj në Facebook.
Lamtumirë Profesor!
Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.
Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor.