Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Kërkesa për Republikën e Kosovës ishte kërkesë për liri e barazi, për të drejta kombëtare e qytetare

Mar 11, 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se 40 vjet u mbushën sot nga 11 marsi i vitit 1981, demonstrata e studentëve u bë edhe e punëtorëve dhe popullit mbarë.

Kërkesa për Republikën e Kosovës ishte kërkesë për liri e barazi, për të drejta kombëtare, qytetare dhe njerëzore.

 

40 vjet u mbushën sot nga 11 marsi i vitit 1981. Demonstrata e studentëve u bë edhe e punëtorëve dhe popullit mbarë. Gjendja e jashtëzakonshme dhe plumbat e burgjet e policisë nuk i ndalën studentët. Numri i tyre në demonstratat që vazhduan me 26 mars dhe 1 e 2 prill vetëm sa u shtua. Ish Jugosllavia u trondit së brendshmi dhe kurrë më nuk e mori veten, kurse imazhi i saj ndërkombëtar u plasarit pakthyeshëm.

Kërkesa për Republikën e Kosovës ishte kërkesë për liri e barazi, për të drejta kombëtare, qytetare dhe njerëzore. Mirëpo, përveçse kërkesë kundër shtypjes ishte edhe kërkesë kundër shfrytëzimit. Pasuritë e Kosovës po përdoreshin si lëndë e parë për fabrika përpunuese e produkte finale nëpër republika të ish Jugosllavisë. Në vitin më të ‘mirë’ të ish Jugosllavisë, 1979, standardi mesatar i jetesës në Kosovë ishte shtatë herë më i ultë sesa në Slloveni!

Viti 1981 ishte vit i Kosovës dhe i Polonisë, i demonstratave studentore te ne që e filluan fundin e një federate të padrejtë, dhe i Solidarnostit që paralajmëroi stuhinë e Evropës Lindore e cila do ta shembte më vonë perden e hekurt.

Shoqata e të Burgosurve Politik sot vendosi gurthemelin e monumentit që përkujton pranverën shqiptare ’81 dhe organizoi tryezë tematike në mensën e studentëve ku u përurua libri “Ngritja e Historisë” e Januz Januzaj, ndërkaq Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hapi ekopzitën “Vullkani i Republikës”

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM