Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASh propozon një javë pushim në institucionet arsimore nga data 22 mars

Mar 16, 2021

Për të vlerësuar situatën me pandeminë COVID-19 në vend dhe në sektorin e arsimit, si dhe ndikimin e saj në situatën e përgjithshme pandemike, sot është mbajtur një takim ku kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, zyrtarët e lartë të MASh, udhëheqësit e IKShPK-së, ShSKUK-së, SBAShK-ut dhe Këshillit të Prindërve.
Duke qenë se në arsim janë të përfshirë një numër shumë i madh i akterëve dhe për shkak të numrit të përgjithshëm në rritje të të infektuarve me COVID në vend, por edhe në mesin e mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit tjetër në shkolla, MASh dhe palët e involuara janë dakorduar t’i propozojnë ministrit të Shëndetësisë dhe Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike kundër COVID-19 që:
-Nga data 22 mars 2021, të ketë pushim një javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të kësaj jave të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.
– Institucionet parashkollore të mos e ndërprejnë aktivitetin edukativo – arsimor.
-Institucionet e arsimit të lartë të mbajnë fizikisht vetëm punën praktike dhe laboratorike, ndërsa ligjëratat në lëndët teorike të mbahen online.
Këto propozime do t’i dërgohen edhe me shkrim Ministrisë së Shëndetësisë nga ana e MASh, në mënyrë që të merret vendim nga Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike kundër COVID-19.
Të gjitha palët pjesëmarrëse në takim kanë ripërsëritur thirrjen që të respektohen me përpikëri masat kundër pandemisë nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të MASH-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM