Build Skills with our trainings

Sign up now!

GSBGj dënon vrasjen e Sebahate Sopit, bën thirrje për mbrojtjen e grave

Mar 18, 2021

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore dënon fuqishëm vrasjen e Sebahate Sopit që ndodhi të dielën në  Prishtinë dhe shpreh shqetësimin për numrin e jetëve të humbura të grave nga partnerët ose nga ish-partneret e tyre, si dhe u bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa efektive në parandalimin edhunës me bazë gjinore dhe sigurimin e mbrojtjes efektive të viktimave.

Dhuna ndaj grave, përfshirë dhunën në familje është një nga shkeljet më serioze të të drejtave të njeriut.

Sipas Ligjit Nr. 03/L-182 për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, neni 24 paragrafi 1, Policia e Kosovësduhet t’i përgjigjet secilit raportim që ka të bëj me veprat ose kërcënimet e Dhunës në Familje.

Ligji mëtej thotë se Policia e Kosovës duhet të përdorë mjete të arsyeshme për të mbrojtur viktimën dhe për tëparandaluar dhunën e mëtejshme, si dhe përcakton masat që do të merren në raste të tilla.

Janë bërë gjashtë muaj nga përfshirja e dispozitave të Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimindhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) në Kushtetutën eKosovës, dhe tani është koha të avancohet zbatimi i saj, si dhe të ndërmerren veprime konkrete për tëparandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave, të mbrohen viktimat dhe të ndjeken penalisht autorët ekrimit.

Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për zotimet e tyre. Në lidhje me këtë, Neni 50 iKonventës së Stambollit (reagimi i menjëhershëm, parandalimi dhe mbrojtja) përcakton:

Duhet të merren masa efektive për të parandaluar format më të dukshme të dhunës, të cilat janë vrasja ose vrasja në tentativë. Çdo rast i tillë duhet të analizohet me kujdes për të identifikuar çdo dështim të mundshëm tëmbrojtjes në aspektin e përmirësimit dhe zhvillimit të masave të mëtejshme parandaluese.

Dhuna në familje është krim, siç ceket në nenin 248 të Kodit Penal të Kosovës dhe dënohet me gjobë dhe me burgim.

Dhuna ndaj grave është rezultat i diskriminimit struktural, i rrënjosur thellë, e që institucionetkanë për detyrimin të adresojnë. Parandalimi dhe adresimi i dhunës me bazë gjinore është detyrim ligjordhe moral që kërkon masa legjislative, administrative, si dhe masa e reforma institucionale. Këto kërkojnë ç’rrënjosjen e stereotipeve gjinore të cilat mbështesin ose përjetësojnë dhunën me bazë gjinore ndaj gravedhe mbështesin pabarazinë strukturale të grave në krahasim me burrat.

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) inkurajon institucionet e Kosovës për të hetuar në tërësi vdekjen e Sebahate Sopit si dhe rrethanat që çuan në vdekjen e saj. Për të siguruar që gratë të mbrohen nëmënyrë efektive në të ardhmen, anëtarët e GSBGJ-së u bëjnë thirrje institucioneve që:

● Rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet të lartë,

● Të garantohet drejtësi për viktimat,

● Të inicohen programe për autorët e krimit, me synim ndryshimin dhe permisimin e sjelljeve të dhunshme.

Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve është e papranueshme dhe burrat e dhunshëm janë përgjegjës përpërdorim të dhunës.

Pandemia COVID-19 ka vënë në pah hijen epidemike të dhunës ndaj grave në të gjithë botën. Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa urgjent për të parandaluar vrasjen e grave dhe dhunë nnë baza gjinore në Kosovë.

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore shpreh ngushëllime të përzemërta për familjen dhe miqtë e viktimës. thuhet në komunikatën për media e GSBGj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM