Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka dërguar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të veprimtarit Fahri Buçinca.
Ajo ka thënë se humbëm një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar në fushën e arsimit. Fahriu ka qenë intelektual i cili ka dhënë kontribut të madh përmes shkrimeve publicistike por edhe në arsimimin dhe emancipimin e femrës shqiptare, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.
E nderuara familja Buçinca,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin se është ndarë nga jeta i dashuri i juaj, veprimtari i shquar Fahri Buçinca.
Jo vetëm ju si familje por ne si Kosovë humbëm një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar në fushën e arsimit. Fahriu ka qenë intelektual i cili ka dhënë kontribut të madh përmes shkrimeve publicistike. Kontribut të veçantë ka dhënë me botimin e fejtoneve në fushën e arsimit, kulturës e trashëgimisë kulturore. Po ashtu, Fahriu me angazhimin e tij kontribut të çmuar ka dhënë edhe për arsimimin dhe emancipimin e femrës shqiptare.
Ikja e tij nga kjo botë ka lënë një boshllëk të madh në shoqërinë tonë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.
Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe dashamirëve të Fahri Buçincës.