Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoxhaj-Grubi: Të mobilizohet diaspora shqiptare për regjistrimin në Maqedoninë e Veriut

Mar 18, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, njëherësh ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

Pas takimit, Hoxhaj në një konferencë për media ka treguar se me Grubin kanë diskutuar për dy çështje të rëndësishme jetike për rajonin, për shqiptarët dhe për Kosovën, që janë procesi i regjistrimit civil të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe organizimin  e një mbledhjeje të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, gjë që e kanë diskutuar me Grubin në kohën kur Hoxhaj ka qenë ministër i punëve të jashtme.

Hoxhaj ka bërë thirrje që e gjithë diaspora shqiptare nga Ballkani ta mbështesë procesin e regjistrimit civil në Maqedoninë e Veriut.

“Ky nuk është një proces teknik, është një proces shumë i rëndësishëm politik që ka të bëjë me të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, prandaj në emër të PDK-së dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në mënyrë aktive në regjistrimin civil që të shihen se sa shqiptarë jetojnë gjatë vendit që të tregojmë se ne jemi në Ballkan sikurse është faktori gjerman në Evropë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka ftuar qeverinë e ardhshme që të iniciojë mbajtjen e mbledhjes midis dy qeverive meqë kjo do të kishte ndikim të madh në bashkëpunimin politik, në fushën e sigurisë, atë të mbrojtjes dhe në atë të zhvillimit ekonomik.

“Mbi të gjitha ky takim do të kishte ndikim edhe sa i takon bashkëpunimit ndërnjerëzor dhe ndërvëllazëror në mes Prishtinës, Shkupit dhe Tetovës”, ka theksuar ai.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi duke se thënë se Enver Hoxhaj është mik shumë i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e ka ftuar që t’i dalë në ndihmë në procesin e regjistrimit civil, ashtu siç i kanë bashkërenditur aktivitetet në diasporë në të kaluarën.

“Bashkë i kemi prirë shumë procesve në të kaluarën dhe bashkë do të vazhdojmë t’i prijmë në të mirën e dy vendeve tona edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.

Sipas Grubit, rritja e numrave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është jetike për të ardhmen e tyre.

“Janë mbi 15 marrëveshje bilaterale që po presim nënshkrimin. Mezi po presimin formimin e institucioneve në Kosovë për të zbatuar marrëveshjet, duke filluar edhe me largimin e kufirit në mes nesh në Bllacë, Bellanicë”, ka theksuar Grubi, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM