Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: Homazh – errësira e sferës private duhet të ndriçohet

Mar 18, 2021

Partia Socialdemokrate sot ka nisur një aksion në Prishtinë ku kanë vendosur parulla dhe flamuj të zi, duke kundërshtuar dhunën dhe vrasjet e grave.

Vrasjet e grave janë të paralajmëruara, ato nuk janë vrasje në afekt, por dhunë e shfrytëzim sistematik që kulmojnë me vrasje, thotë PSD. në postimin në Facebook.

 

Në dhomën e ditës errësira ka zënë vendin e jetës. Çdo ditë është një goditje e re, ndonëse është përsëritje. Problemet në familje mbahen të izoluara, deri në momentin kur gruaja e tradhëton këtë pakt. E shkelja asaj i kushton me jetë. Burri vret gruan.

Vrasjet e grave janë të paralajmëruara. Ato nuk janë vrasje në afekt, por dhunë e shfrytëzim sistematik që kulmojnë me vrasje. Kur fjala “neglizhencë” përshkruan mosveprimin institucional, dihet që është gjuhë e zbutur për pjesëmarrje në vrasje. Patriarkati bashkëjeton me strukturën shfrytëzuese ekonomike dhe rendit represiv. Kufizimet dhe kushtëzimet që i vendosen gruas gjatë jetës janë po të njëjtat që në fund e vrasin.

Sa herë dëgjojmë që një burrë ka vrarë gruan, duhet ta dijmë se aty ka pasur një luftë të gjatë, të mundimshme, se aty ka pasur shtypje e shfrytëzim. Secila krismë plumbi le si evidencë privilegje të cenuara të burrit, cenim të pushtetit. Sa herë trupi i pajetë i gruas shtrihet në dysheme, duhet nënkuptuar që aty është një histori rezistence.

Këto qëndresa individuale duhet t’i bashkojmë dhe t’i kthejmë në dije që formojnë dhe organizojnë bashkësi politike. Gratë që janë të privuara nga organizimi aktiv dhe nga pjesëmarrja në sferën publike duhet të jenë pjesë e diskursit dhe organizimit feminist. Hapësira private duhet të politizohet dhe gratë me pamundësi grumbullimi duhet të jenë po kaq pjesë e betejave për çlirim, përmes formave të reja të pjesëmarrjes.

Nuk guxojmë që aktivitetin tonë dhe ndjeshmëritë për çështje të definohen nga përjetimet tona, të ndryshme nga ato të grave që nuk janë më. Përvojat tona mund të jenë të ndryshme, por lufta është e përbashkët.
Sot kujtojmë, nesër luftojmë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM