Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosnett-Kurti: SHBA-të mbeten të përkushtuar ta ndihmojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës

Mar 18, 2021

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, sot ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe ekipin e tij, për të diskutuar mbi përparësitë e përbashkëta SHBA – Kosovë.

Kosnett ka thënë se SHBA-të mbeten të përkushtuar ta ndihmojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të sigurojë vendin e saj si e barabartë në arenën ndërkombëtare.

“Sot gjatë ditës takova Albin Kurtin dhe ekipin e tij, pjesë e një serie diskutimesh mbi përparësitë e përbashkëta SHBA – Kosovë. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme të ketë sukses dhe të sigurojë vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”.

Kosnett në takimin me Kurtin është përqendruar edhe në investimet e energjisë dhe diversifikimin.

“Diskutimi i sotëm u përqendrua në investimet e energjisë dhe diversifikimin, duke përfshirë opsione të qëndrueshme dhe të rinovueshme që do të ushqente rritjen e ardhshme ekonomike të Kosovës”, ka shkruar ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett në Twitter.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM