Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krerët institucional pritën në takim udhëheqësit e Shoqatave të Autizmit

Pri 2, 2021

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, pretendeten për presidente, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe me ministren për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arbërie Nagavci, me rastin e Ditës Botërore të Autizmit kanë pritur në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, si dhe prindër e fëmijë autistë.

Me këtë rast, krerët institucionalë premtuan përkrahje të gjithanshme për shoqatat dhe organizatat që kujdesen për personat me nevoja të veçanta, duke vënë theksin te nevoja e rritjes së ndërgjegjësimit për autizmin dhe përmirësimin e jetës së të prekurve me autizëm.

Dita Botërore e Autizmit shënohet me aktivitete të ndryshme qe nga viti 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit të kësaj kategorie të shoqërisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës sv Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM