Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria miraton propozimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Pri 2, 2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e katërt me radhë në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për dhënien e mendimit lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i cili ka për synim ka mundësimin e votimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatë për media e Qeverisë së Kosovës.

Jemi mbledhur në këtë mbledhje sonte për të bërë miratimin e një vendimi të një pike të rendit të ditës, shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien e mendimit lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës  i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256 në pajtim me përfundimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 08-P-003 të datës 2 prill 2021.

Qeveria e Republikës së Kosovës pas pranimit të përfundimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 08-P-003 të datës së sotme, pra 02.04.2021, për dhënien e mendimit lidhur me Nismën legjislative për Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës i cili është ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe me Përfundimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës jep mendimin lidhur me nismën legjislative dhe mbështet këtë nismë. Gjithashtu sipas kërkesës nga Përfundimi i Kuvendit janë përgatitur edhe Opinioni për Vlerësimin e Ndikimit Buxhetor dhe Opinionin për Përputhshmërinë me Acquis të BE-së, të cilat do t’i procedohen Kuvendit të Republikës së Kosovës. Natyrisht që pas miratimit, vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ky Projektligj për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës nuk është i ri. Ai u pat iniciuar që në Legjislaturën e 6-të, pati vazhduar edhe në Legjislaturën e 7-të, ku është përkrahur miratimi i tij, dhe tani ne po e miratojmë në Qeveri për ta proceduar më tej për miratim në Kuvend. Ky projektligj është në funksion të garantimit të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Siç e dimë e mundëson votimin e bashkatdhetarëve në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës dhe ua krijon mundësinë për pjesëmarrje më të lehtë në procesin zgjedhor, duke filluar që nga zgjedhjet e ardhshme. Andaj, për këtë, ju ftoj të nderuar zëvendëskryeministra dhe ministra për miratim.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM