Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Zëri i Kosovës u dëgjua, interesat e saj u promovuan, ne jemi gati çdoherë për bashkëpunim me fqinjët tanë

Maj 18, 2021

Presidentja Vjosa Osmani pas Samitit Brdo Brijuni të mbajtur në Slloveni dhe pas takimit me liderët e Ballkanit ka thënë se ka përfaqësuar qëndrimet e Republikës së Kosovës në raportet bilaterale dhe rajonale me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Osmani ka thënë në postimin e saj në Facebook se në këto takime ka theksuar që e ardhmja e rajonit është anëtarësimi në Bashkim Evropian dhe në NATO. Po ashtu, kanë dënuar idetë për ndryshim të kufijve në rajon dhe ndikimin negativ në rajon të akterëve të tjerë. Zëri i Kosovës u dëgjua dhe interesat e saj u promovuan. Ne jemi gati sot dhe çdoherë për bashkëpunim me fqinjët tanë në promovimin e vlerave evropiane në rajon.

 

Gjatë samitit të procesit Brdo-Brijuni përfaqësova qëndrimet e Republikës së Kosovës në raportet bilaterale dhe rajonale me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe pjesëmarrja jonë në nisma rajonale dhe ndërkombëtare bazohet çdoherë në trajtimin e barabartë me shtetet pjesëmarrëse.

 

Pata diskutime të frytshme bilaterale me presidentin Millanoviq të Kroacisë, presidentin Gjukanoviq të Malit të Zi, Presidentin Pendarovski të Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin Meta të Shqipërisë.

 

Në këto takime theksuam që e ardhmja e rajonit është anëtarësimi në Bashkim Evropian dhe në NATO. Po ashtu, dënuam idetë për ndryshim të kufijve në rajon dhe ndikimin negativ në rajon të akterëve të tjerë.

 

Gjatë samitit dhe në takimet bilaterale ngrita çështjen e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Kjo pikë u përfshi në Konkluzat e samitit që u miratuan nga liderët pjesëmarrës.

 

Me mbështetjen e krerëve të shteteve të tjera pamundësuam përfshirjen e ideve të rrezikshme që vinin nga Serbia e që cënojnë interesat e Kosovës dhe vendosin bashkëpunimin rajonal jashtë binarëve të rregullave të BE-së.

 

Zëri i Kosovës u dëgjua dhe interesat e saj u promovuan. Ne jemi gati sot dhe çdoherë për bashkëpunim me fqinjët tanë në promovimin e vlerave evropiane në rajon.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM