Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falënderon ambasadorin Mizutani për ndihmën e vazhdueshme të Japonisë dhënë Kosovës

Maj 26, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë nga Viena, Akira Mizutani si dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.

Ambasadori Mizutani ritheksoi përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës. Ai vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të shtohet në të gjitha fushat dhe përmendi rëndësinë e emërimit të ambasadorit të Kosovës në Japoni.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme të Japonisë dhënë Kosovës si para ashtu dhe pas pavarësisë së vendit.

Ai bëri ftesë për kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë për vizitë në Republikën e Kosovës.

U bisedua për situatën aktuale në përballje me COVID-19 dhe u vlerësua ndihma e Japonisë e dhënë përmes grantit për adresimin e pandemisë. Palët u pajtuan për rëndësinë dhe hapat konkretë për organizimin e përbashkët të seminarit virtual të biznesit këtë vjeshtë për të tërhequr investitorët japonezë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM