Build Skills with our trainings

Sign up now!

Lumbardhi prezanton programin ‘Nën Qiell të hapur’

Maj 27, 2021

Lumbardhi prezanton ‘Nën qiell të hapur’,  një program i  larmishëm me ngjarje publike që do të zënë vend në kinemanë e hapur prej 1 qershor deri më 19 shtator, në përputhje me masat e distancimit.

‘Nën qiell të hapur’ sjellë në ekranin e madh të Kino Bahçes programin “KINO”, që përbëhet nga gjashtë programe të filmit, përfshirë një retrospektivë të Chris Marker, përzgjedhje nga kolektivi Habibi dhe shfaqje speciale çdo të mërkurë dhe të diele.

Paralelisht rikthehet programi muzikor “Variacionet e dëgjimit” me dy formate të reja të performancave të drejtpërdrejta, “Albumet Pandemike” dhe “Muzgu zanor” si dhe me ripërtritjen e “Tingujt në lëvizje” dhe “Sës-Mës”, që u prezantuan në vitin 2020.

Sezoni i radhës shënon edhe hapjen e dy ekspozitave dhe publikimin e botimeve të realizuara nga projektet kërkimore Kinofigurimi dhe Formimi i Kombit, si dhe prezantimin e punëve të artistëve të angazhuar në programin bashkëpunues QARK. Programi poashtu ndërvepron me festivalet dhe ngjarjet që ndodhin në atë kohë në Prizren, ndërsa forcon bashkëpunimet me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, si DokuFest, Autostrada Biennale, Filharmonia e Kosovës, Protocinema, Qendra Multimedia dhe DAM Fest, për të përmendur disa.

Sivjet programit i shtohet edhe komponenti i ri edukativ që synon t’i interpretojë programet ekzistuese duke krijuar formate pjesëmarrëse e tërheqëse për të rinjë.

‘Nën qiell të hapur’ fillon me 1 qershor, me një ndërthurrje dhe përzgjedhje të kujdesshme të filmave, muzikës, punëtorive, performancave, koncerteve, botimeve dhe bisedave, që synojnë ta rigjallërojnë jetën kulturore e shoqërore të pezulluar nga pandemia, thuhet në komunikatën për media e Lumbardhi Foundation.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM