Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Thirrje qytetarëve, aplikimi për marrjen e vaksinës është thjeshtëzuar

Qer 2, 2021

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vendit që të aplikojnë për marrjen e vaksinës përmes platformës elektronike eKosova, ku aplikimi është thjeshtëzuar.

Në zbatim të Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, personat me sëmundje kronike janë kategori prioritare në këtë fazë të vaksinimit.

Prandaj, u bëhet thirrje këtyre personave, pa dallim moshe (18+), që të aplikojnë për vaksinim, duke e plotësuar rubrikën “sëmundje kronike” në aplikacion.

Të njëjtit pastaj, do të kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe qendrat e vaksinimit nëpër komuna për t’u vaksinuar sipas termineve që do t’u caktohen.

Me qëllim të aplikimit më të lehtë për marrje të vaksinës, gjeni në vijim të gjithë hapat që duhet ndjekur për regjistrim dhe aplikim në platformën eKosova.

Procedurat e regjistrimit dhe aplikimit për vaksinën kundër COVID-19 në platformën eKosova

Procedura se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” veçse është publikuar kohë më parë në eKosova dhe gjendet në vegzën https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw dhe njëkohësisht duke klikuar vegzën “Shiko video udhëzuesit” që gjendet në faqen e parë tek eKosova.

Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” është:

  1. Hapet platforma eKosova duke shënuar adresën https://ekosova.rks-gov.net/,
  2. Klikohet mbi “Shërbime”,
  3. Klikohet mbi “Shëndetësia”,
  4. Klikohet mbi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19”,
  5. Plotësohet fusha “Profesioni” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike,
  6. Klikohet mbi “Apliko”.

Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë” është:

  1. Hapet platforma eKosova duke shënuar adresën https://ekosova.rks-gov.net/,
  2. Klikohet mbi “Shërbime”,
  3. Klikohet mbi “Shëndetësia”,
  4. Klikohet mbi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”,
  5. Plotësohen fushat “Numri personal i aplikuesit”, “Profesioni i aplikuesit”, “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Ka sëmundje kronike?” nëse personi për të cilin aplikoni ka sëmundje kronike,
  6. Klikohet mbi “Apliko”.

Për të dy shërbimet e mësipërme, ngarkimi i dokumenteve-fotografive nga qytetari nuk është i obliguar, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM