Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Finalizohet puna për adresimin e çështjeve me rëndësi për projektkodin e procedurës penale

Qer 18, 2021

Në kuadër të adresimit të çështjeve të rëndësishme, pas një punë intensive, Grupi Punues për Projektkodin e Procedurës Penale ka finalizuar punën duke mbajtur sot takimin  dhe diskutimin e fundit të këtij Grupi Punës. Prezent në këtë diskutim kanë qenë Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, zëvendës ministrat, përfaqësues të tjerë nga Ministria e Drejtësisë si dhe anëtarët e grupit punues nga institucionet përkatëse dhe shoqëria civile.

Përpos gjykimit në mungesë i cili është në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe në linjë me ligjin e ri tashmë të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë adresuar edhe çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me mundësimin e suspendimit të zyrtarëve publik me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu është adresuar çështja me afatet e hetimeve të cilat do të ndikojnë në një hetim më kualitativ, pastaj kontrolli i hetimeve si dhe çështje të tjera të rëndësishme teknike dhe përmbajtjesore të Kodit aktual, adresimi i të cilave do të ndikoi në punë më efikase dhe efektive të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial.

Proejktkodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, është në kuadër të prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në reformimin e drejtësisë penale, e cila do të finalizohet tutje sipas afateve të parapara në Programin Legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM