Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- Benedejcic: Bashkëpunim bilateral Kosovë- Slloveni, të thellohet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Gus 4, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic, të cilës i uroi mirëseardhje dhe e siguroi për bashkëpunim të plotë nga pozitat respektive.

Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehi mirënjohjen ambasadores Benedejcic për kontributin e Sllovenisë, si vend anëtar i NATO-s me trupat ushtarake në kuadër të KFOR-it, si dhe për angazhimin e oficerëve sllovenë në kuadër të NALT-it.

Gjithashtu, ai e njoftoi edhe me të arriturat e përgjithshme dhe zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe qëllimet strategjike për të ardhmen.

Nga ana e saj, ambasadorja Benedejcic shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje në procesin e anëtarësimit në iniciativat dhe organizatat ndërkombëtare të sigurisë dhe ofrimin e përvojës së tyre për proceset integruese në NATO dhe BE.

Në fund, të dy u pajtuan që bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve, për veç fushave tjera, të thellohet edhe më tej në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM