Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çitaku fton qytetarët të votojnë, demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve

Tet 17, 2021

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media tha se sot është dita vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave të Kosovës, sepse këto Zgjedhje Lokale janë për qytetarët, e jo për politikanët.

Çitaku i ftoi qytetarët me të drejtë vote që të dalin e të votojnë, sepse ata sot e kanë mundësinë që të zgjedhin udhëheqësit më të mirë të komunave të tyre.

“Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, gratë dhe burrat, prindërit tanë, me votën e tyre sot do të fuqizojnë demokracinë dhe shtetin e Kosovës.  Pjesëmarrja sa më e madhe është e rëndësishme për të dhënë verdiktin demokratik se kush duhet të na udhëheqë në komunat tona në katër vitet e ardhshme“, tha ajo.

Çitaku tha se demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

 

“Nga mbi 8 mijë aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës që janë të angazhuar në procesin zgjedhor në gjithë territorin e vendit, kemi vlerësime pozitive dhe inkurajuese“, theksoi Çitaku.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM