Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi: Zgjedhjet lokale janë për qytetarët e jo për politikanët

Tet 17, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza, ka votuar sot në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, nga ku i ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin e të votojnë për udhëheqësit e komunave.

Ai tha se zgjedhjet lokale janë për qytetarët e jo për politikanët, andaj edhe pjesëmarrja sa më e madhe e qytetarëve është shumë e rëndësishme, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

“Unë jam udhëheqës i opozitës, por sot këtu para së gjithash jam qytetar i Prishtinës. Jam banor që me familjen time jetoj në këtë qytet. Andaj, edhe ky obligim qytetar, kjo votë, para së gjithash bëhet si qytetar i Prishtinës që e dëshiron më të mirën për Komunën e tij, për vendin e tij. Shpresoj që edhe gjithë qytetarët tjerë, këtu në Prishtinë, por edhe anë e mbanë Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre, obligimin e tyre demokratik për të zgjedhur kandidatët më të mirë, ata që ju besojnë më së shumti. Sepse në fund të fundit, unë besoj fuqishëm që Zgjedhjet Lokale para së gjithash janë zgjedhje për qytetarët e jo për politikanët. Andaj edhe pjesëmarrja sa më e madhe është e rëndësishme për të dhënë verdiktin demokratik se kush duhet të na udhëheqë në komunat tona në katër vitet e ardhshme. Shpresoj shumë që do të kemi një ditë të mirë ku demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve”, tha ai.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM