Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin dozën përforcuese kundër COVID-19.
MSh në postimin në Facebook thotë se marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19.
Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19.
Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.
Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!






