Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: E pranueshme vetëm një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, që ka në qendër njohjen reciproke

Maj 5, 2022

Gjatë vizitës në Berlin, pas takimit me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në darkën e organizuar nga Kancelaria gjermane, në Pallatin Borsig.

Me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, darka filloi midis liderëve, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe atyre iu bashkëngjitën edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkovic.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke.

Ndërsa, pas përfundimit të takimit, kryeministri Kurti deklaroi se qëndrimet e presidentit të fqinjit verior të Republikës së Kosovës janë të vjetra dhe se nuk ka distancim nga Milosevic-i dhe nga Putini, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM