Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Kori i Filharmonisë së Kosovës mban koncert në kishën katolike “Shën Ndou” në drejtimin e dirigjentit nga Letonia

Tet 12, 2022

Ministria e Kulturës njofton se sonte (e mërkurë 12 tetor), Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet me një program tejet të veçantë koral në drejtimin e një prej kompozitorëve e dirigjentëve më të njohur të kohës Ēriks Ešenvalds nga Letonia.

Ešenvalds është një prej kompozitorëve më të interpretuar në botë dhe inspirimin për disa prej veprave të tij e ka gjetur edhe tek muzika, kultura dhe tradita shqiptare.

“Legjenda për gruan e murosur” është prej veprave që do të mund ta dëgjoni në kuadër të këtij koncerti që njëherësh do të përmbyll edicionin e 5-të të “Pri Vocal Fest”.

Koncerti mbahet në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë prej orës 20:00, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

Rezervimet mund t’i bëni në faqen e Prishtina International Vocal Festival

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM