Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha priti në takim përfaqësuesit e Federatës Botërore për Hemofili (WFH) dhe të Fondacionit të Hemofilisë në Kosovë, ku i falënderoi për ndihmën e vazhdueshme për pacientët me hemofili, derisa theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit për të shtyrë përpara projektet e radhës.
Zëvendësministri z. Berisha informoj së Ministria e Shëndetësisë ka bërë hapat e parë të rregullimit me furnizim me medikamente për sëmundje të rralla, ka punuar Koncept Dokumentin për sëmundje të rralla dhe në këtë takim u dakorduan që do bashkërendojnë aktivitetet lidhur me kujdesin, preventivën dhe trajtimin e pacientëve me hemofili.
Hemofilia është çrregullim i koagulimit (mpiksjes) sё gjakut. Personat me këtë problem shëndetësor kanë mungesë tё faktorëve tё koagulimit, proteinave, tё cilët kontrollojnë dhe ndalojnë hemorragjinë nё organizëm. WFH ka mbështetur Klinikën e Hemato- Onkologjisë Pediatrike dhe Klinikën e Hematologjisë për vite rresht me donacione me barna, që kapin shuma milionëshe, për trajtimin e personave me hemofili.
Anëtarja e Bordit te Fondacionit për Hemofili Botërore, Dawn Rottelini, lavdëroi punën e profesionistëve shëndetësorë në QKUK, duke thënë se është shënuar progres i madh në trajtimin e pacientëve me hemofili. Përveç Elmedina Kukaj Nushit- Drejtoreshë ekzekutive e Fonacionit të Hemofilise në Kosovë, në takim morën pjesë edhe Karine Kosharan – menaxhere regjionale për Evropën Qendrore, Drejtori i Klinikës së Hematologjisë, Shemsedin Sadiku dhe Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci- Uka, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.






