Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e Estonisë, Jõesaar-Ruusalu

Tet 14, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu, të cilës i ka uruar mirëseardhje.

Osmani ka falënderuar ambasadoren Jõesaar-Ruusalu për mbështetjen e palëkundur të Estonisë për Republikën e Kosovës ndër vite, duke e vlerësuar partneritetin në mes të dy shteteve si strategjik. Në këtë frymë, presidentja Osmani ka theksuar potencialin e thellimit të bashkëpunimit me Estoninë në fushën e mbrojtjes, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

Në takim është diskutuar edhe për nevojën e përshpejtimit të perspektivës euroatlantike për Republikën e Kosovës. Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi euroatlantik është garancia e vetme për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka vlerësuar mbështetjen e Estonisë, si dhe ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe përmbylljen urgjente të procesit të liberalizimit të vizave.

Presidentja Osmani dhe ambasadorja Jõesaar-Ruusalu kanë folur edhe për zhvillimet gjeopolitike në kontinent, gjegjësisht, luftën në Ukrainë, si dhe kërcënimin e Rusisë dhe satelitëve të saj kundrejt paqes dhe sigurisë. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e bashkërenduar politikisht me Estoninë me sanksione kundër Rusisë, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani është shprehur e bindur se raportet e shkëlqyeshme bilaterale në mes të Kosovës dhe Estonisë do të vazhdojnë të forcohen edhe gjatë mandatit të ambasadores Jõesaar-Ruusalu, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM