Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovar H.Z. (1993).
Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëzet e dy ditë (22) ditësh për veprat penale ‘’Vjedhje e pyllit’’ nga neni 358 i KPRK-së.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,, Lajmëro Policinë ‘’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë : 192 ; 0385045047001, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.