Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca takon delegacione të shteteve anëtare të APKE-së

Jan 25, 2023

Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi takime me grupe politike dhe delegacione të shteteve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Kështu, kryetari Konjufca takoi Kryesuesin e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbërit, Frank Schwabe, anëtarë të delegacionit gjerman dhe delegacionin parlamentar të Mbretërisë së Bashkuar.

Po ashtu gjatë ditës, kreu i Kuvendit u prit në takime edhe nga Udhëheqësi i Grupit Konservativ Evropian dhe Aleancës Demokratike, Ian Liddell-Grainnger, Kryesuesi i Grupit të të Majtëve Evropianë të Bashkuar (UEL), George Katrougalos, si dhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këto takime u diskutua për zhvillimet aktuale në rajon e më gjerë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit.

Kryetari Glauk Konjufca ritheksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe në Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Mbrëmjen e sontme, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg, do të organizohet pritje për Anëtarët e APKE-së dhe Përfaqësuesit e Përhershëm, përkatësisht Ambasadorët në Këshillin e Evropës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM