Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku: Daut Berisha, ishte dhe do të mbetet një prej artistëve më të shquar të kohës sonë

Jan 26, 2023

Ministria e Kulturës njofton se të hënën ka vdekur në moshën 76-vjeçare piktori Daut Berisha, me këtë rast ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Berisha, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

E nderuar familje Berisha,

 

Me dhimbje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit Daut Berisha, një prej artistëve më të shquar të kohës sonë.

 

Berisha ishte personalitet i veçantë i kulturës dhe artit. Portretet që krijoi, të ekspozuara jo vetëm në vendlindje por edhe në galeritë më prestigjioze jashtë vendit, bëjnë që veprimtaria e tij e frytshme të zërë vend të veçantë në trashëgiminë e pasur të artit botëror.

 

Krijimtaria e tij do të kujtohet gjithmonë ndërsa do të frymëzojë breza të tjerë artistësh.

 

Ngushëllimet të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik.

 

Me respekt,

 

Hajrulla Çeku

 

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM