Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohet në Fushë Kosovë, një person i cili kërkohej nga Maqedonia e Veriut

Jan 26, 2023

Arrestohet në Fushë Kosovë, një person i cili kërkohej nga Maqedonia e Veriut.

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 19:30, nga njësitet policore të Fushë Kosovës, të arrestohet personi T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Personi në fjalë ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara), të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës.

Aktualisht zyrtarët policor Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar.

Faleminderit qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM