Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bajrami: Pushtet i paaftë, që në kohë të krizës rritë tutje koston e jetesës

Jan 28, 2023

Gjatë konferencës së sotme të LDK-së, deputetja Hykmete Bajrami, nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj dhe drejtori Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj informuan qytetarët se si pushteti është duke ua rritur tutje koston e jetesës, zgjidhjet që ofron pushteti për problemet që ata vet i kanë krijuar janë amatoreske dhe qesharake. Në konferencë LDK paraqiti edhe propozimin për të adresuar këtë problem të shkaktuar nga pushteti.

Së pari, në kohën e rritjes së paprecedentë të çmimeve qeveria e paaftë ka rritur edhe bazën e ngarkesës tatimore për tatimin në pronë. Kjo rritje është rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.

Problemi është se kjo Ministri vlerësimin e fundit të pronave e ka bërë në kushte të një inflacioni enorm dhe se nuk janë marrë parasysh rrethanat socio-ekonomike në vend.

Aktualisht Kosova është duke përjetuar një krizë ekonomike kur qytetarëve u janë rritë  çmimet, përderisa nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje të të hyrave. Rritja e bazës tatimore është papërgjegjësi dhe arrogance e pushtetit që tashmë veçse është larguar nga qytetari.

E dyta, propozimi i ministrit është amatorizëm politik dhe shenjë e qartë e paaftësisë. Ai nuk e di si funksionon ekonomia. Ministri nuk i di ligjet e këtij vendi. Nuk e diqë kuvendet komunale nuk mund të falin borxhe ose tatime. Kuvendet komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhe sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga Ligji Nr. 06/L-005 për Tatimit në Pronë, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm Kuvendi ka mundësi që ta ndryshoj ose eventualisht të falë obligimet që dalin nga ky Ligj.

Së treti, me qëllim që të adresohet çështja e faturave të tatimit në pronë Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga:

  1. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, që me vendim të pezulloj aplikimin e rivlerësimit të fundit të patundshmërive në vend dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022.
  1. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë. Me Ligjin e ri të adresohen të gjitha nenet që sot janë pengesë për të bërë përshtatjet e nevojshme dhe për të reflektuar situatën e rëndë socioekonomike dhe shkallën e lartë të inflacionit. (Me Ligjin e ri mund të ulët pragu i poshtëm që aktualisht është 0.15%, në mënyrë që komunat të kanë fleksibilitet me të madh për vendosjen e normave të tatimit në pronë.)
  1. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Departamenti i Tatimit në Pronë

në bashkëpunim më komunat gjatë vitit 2023, të bëjnë rishikimin e plotë të procesit të ri-vlerësimit të pronave pas përcaktimit të zonave që marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve dhe ngastrave kadastrale (kjo për shkak se gjatë ri-vlerësimit të pronave të bërë më 2022 janë përdorur zonat e vjetra, janë injoruar komplet nënzonat pasi ka dështuar sistemi i Departamentit të Tatimit në Pronë).

Qeveria të ndalë logjikën e varfërimit të qytetarëve, vetëm për të ofruar pastaj pako të mbijetesës. Dinjiteti i familjeve punëtore të Kosovës është duke u nëpërkëmbur. Ndaj, duhet të merren parasysh kërkesat e LDK-së që pushteti të mos shkatërrojë buxhetin e familjeve në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM