Build Skills with our trainings

Sign up now!

Universiteti “Kadri Zeka” nderon me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl

Jan 28, 2023

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nderuar anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl me çmimin “Doctor Honoris Causa”. Ky titull nderi i është ndarë, ndër të tjera, për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe më gjerë, si dhe për kontribut në proceset shtetformuese të Kosovës dhe për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Me këtë rast, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna theksoi se Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës qëndrojnë të përkushtuara në zhvillimin e një shoqërie të aftë për t’i bërë ballë sfidave që i qëndrojnë përpara dhe është e motivuar që të punojë për të mirën dhe për të drejtën.

“Angazhimi për të drejtën, është edhe shembëlltyra e veprimtarisë së pakusht të Mandl për promovimin e Republikës së Kosovës. Avokimi i Mandl për rrugëtimin tonë evropian, forcimin e pozitës së Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht, e në veçanti angazhimi i tij si raportues në Parlamentin Evropian, si dhe kontributi në thellimin e marrëdhënieve mes Austrisë dhe Kosovës, janë disa nga shtyllat bazë për të cilat Kosova, si vend dhe si popull, i është mirënjohëse Mandl”, tha ajo.

Zv.ministrja Maloku Bërdyna vlerësoi se rol-modele si z.Mandl na duhen neve dhe i duhen të drejtës, si dhe të gjithë atyre që bartin në vete vlerat e vërteta evropiane. Ajo uroi që ky titull si simbol i respektit e mirënjohjes së thellë, i ndarë nga Universiteti “Kadri Zeka”, të shërbejë si udhërrëfyes për angazhimin e Mandl edhe në të ardhmen, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM