Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti falënderon presidentin Erdogan për përkrahjen e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe KE

Shk 3, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri Kurti ka thënë se me presidentin Erdogan kanë biseduar për raportet miqësore dhe për mënyrat se si mund t’i thellojnë e forcojnë me vullnetin e dyanshëm që e kanë. Dy presidentët kanë diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik, tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes dhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Kurti ka falënderuar presidentin Erdogan për përkrahjen e zëshme të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës.

Në NATO na bashkon orientimi. Në Këshill të Evropës vlerat. Në të dyjat, na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon kontinenti i Evropës

Kurti në konferencën për media ka deklaruar se një nga synimet kryesore si Qeveri e Republikës së Kosovës, është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitorë të huaj, në mënyrë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme, Turqia është ndër partnerët tonë kryesor ekonomik dhe tregtar.

Kurti ka përfunduar duke thënë se bashkëjetesa është vlerë e dy vendeve tona, komuniteti turk në Kosovë dhe ai shqiptar në Turqi, janë urë e fuqishme e lidhjes mes dy shteteve. Bazën e kemi të mirë, lidhjet e forta, vullnetin e madh, andaj, le të angazhohemi për më shumë mundësi, më shumë bashkëpunim dhe më shumë shkëmbim, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Është kënaqësi e veçantë që me ftesë të Presidentin Erdogan ndodhem sot në qytetin historik të Stambollit, kryeqendër e dy perandorive, kryqëzim civilizimesh e kulturash, pikëtakim vlerash.

 

 

Që nga Mesihu i Prishtinës, poeti prishtinas i shek. XVI, e te Sami Frashëri e Hasan Prishtina – Stambolli ishte gravitim edhe për popullin tonë. Për ne Samiu është nga etërit e Rilindjes sonë Kombëtare, për popullin turk ai konsiderohet prej themeltarëve të intelektualizmit modern. I po kësaj vije është edhe Hasan Tahsini, rektori i parë shqiptar i Universitetit të Stambollit, aty ku student ishte Hasan Prishtina. Emrin e të cilit sot e mbanë Universiteti i Prishtinës. Në Stamboll, nis një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar.

 

 

E në Stamboll sot, bashkë me Presidentin Erdogan biseduam për raportet miqësore që kemi dhe për mënyrat sesi mund t’i thellojmë e forcojmë me vullnetin e dyanshëm që e kemi. Folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes. Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

 

 

Jemi gjithmonë mirënjohëse për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës e që solli çlirimin dhe paqen në vend; për kontributin e pakursyer në ndërtimin e institucioneve; shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Republikës sonë; dhe për mbështetjen e plotë e të pakursyer të Turqisë në politikën e jashtme.

 

 

E falënderova presidentin Erdogan për përkrahjen e zëshme të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës. Në NATO na bashkon orientimi. Në Këshill të Evropës vlerat. Në të dyjat, na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon kontinenti i Evropës.

 

 

Një nga synimet tona kryesore si Qeveri e Republikës së Kosovës, është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitorë të huaj, në mënyrë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme.

 

 

Turqia është ndër partnerët tonë kryesor ekonomik dhe tregtar. Kjo na gëzon, por nuk duhet të na mjaftojë. Le ta shfrytëzojmë aktualitetin e bashkëpunimit për ta arritur potencialitetin e madh të tij.

 

 

Në Kosovë kemi komunitetin turk i cili ka luajtur një rol pozitiv dhe të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës, por jo vetëm, komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor. Sot, përfaqësues të këtij komunitetit janë kudo në institucionet qendrore e lokale të Republikës së Kosovës duke dhënë kontributin e tyre për një Kosovë më të mirë, e për mirëqenie më të lartë.

 

 

Në anën tjetër, qytetarët e Republikës së Turqisë me origjinë nga Kosova po ashtu kanë luajtur një rol të veçantë me kontributin e tyre përgjatë historisë së Turqisë. Ata edhe sot janë një komunitet shembullor e i suksesshëm në Turqi.Bashkëjetesa është vlerë e të dy vendeve tona. Komuniteti turk në Kosovë dhe ai shqiptar në Turqi, janë urë e fuqishme e lidhjes mes dy shteteve tona.Bazën e kemi të mirë. Lidhjet e forta. Vullnetin e madh. Andaj, le të angazhohemi për më shumë mundësi, më shumë bashkëpunim dhe më shumë shkëmbim.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM